Pritjes duket se po i vjen fundi në Angli. Udhëzimet që të dielën pritet të zyrtarizohen nga kryeministri Boris Xhonson janë një tjetër hap përpara sa i takon rifillimit të futbollit. Premier Liga, në fakt, po studion një protokoll efikas për rinisjen e kampionatit, pavarësisht kaosit të krijuar nga pandemia e koronavirusit.
Sipas “Telegraph”, mes masave të sigurisë të parashikuara në këtë protokoll, është e ndaluar që futbollistët të shkëmbejnë fanellat pas ndeshjes dhe të pështyjnë në fushë gjatë saj. Rregulla që ishin bërë të ditura edhe më parë, por ka edhe shumë gjëra të tjera që do ta bëjnë futbollin shumë më ndryshe nga sa kemi parë deri tani.

Futbollistët nuk mund të pinë ujë nga e njëjta shishe dhe para së gjithash nuk mund të përqafohen mes tyre për të festuar një gol. Diçka vërtet e çuditshme: goli, esenca dhe qëllimi i lojës në vetvete, do të festohet në distancë. Ajo që përbën më shumë kuriozitet ka të bëjë me faktin se a do të arrijnë futbollistët të nënshtrojnë instiktin e fituar që kur kanë gjuajtur topin e parë?
Festa e golit me përqafim mes futbollistëve është e ndaluar për 12 muaj, kështu që lojtarët duhet të mësohen, ashtu si dhe me rregullat e tjera, që mund të jenë më të lehta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje