Jurgen Klop joshet shumë nga Milot Rashica, sulmuesi anësor i Kosovës, që aktivizohet me Verder Bremenin në Gjermani. Liverpuli po e ndjek me interes futbollistin e talentuar, ashtu si dhe Lajpcigu në Bundesligë dhe Southemptoni në Premier Ligë. Lajmi bëhet i ditur nga “Daily Mail” dhe “Goal.com”.
Milot Rashica, një nga “pengjet” më të mëdha kuqezi të kohës së De Biazit, i cili e la jashtë Europianit të Francës, ka menaxher ish-kapitenin e Kombëtares, Altin Lala. Ishte ai që e transferoi në Gjermani nga Holanda, ndërsa tani sulmuesi i shpejtë është pranë një kalimi të bujshëm te kampionët në fuqi të Europës.

Verder Bremen mban vendin e 17-të në kampionat dhe rrezikon shumë rënien një kategori më poshtë. Nga kjo situatë mund të përfitojë Liverpuli, që mund ta bëjë të vetin Rashicën shumë shpejt dhe pas Xherdan Shaqirit, do të shtonte edhe një shqiptar tjetër në organikë. Lojtari i lindur në Vushtri është aktivizuar me Shpresat e Shqipërisë dhe më pas u grumbullua në Kombëtare, por pasi nuk shkoi në Francë, në “Euro 2016”, ai kaloi te Kosova. Vlera e Rashicës në merkato llogaritet rreth 35 milionë euro.
Trajneri Klop e pëlqen shumë 23-vjeçarin dhe është gati ta rrëmbejë. Drejtori sportiv i Verder Bremenit, Frank Bauman, për situatën e Rashicës thotë: “Nuk mendoj se do të ndodhë gjë brenda një kohe të shkurtër. E dimë që shumë klube janë të interesuara për të, por nuk ka ofertë dhe jemi të qetë”. Liverpuli dhe Southamptoni kërkojnë ta transferojnë në Gjermani, por edhe Lajpcigu po ndjek me vëmendje situatën. Rashica ka shënuar 7 gola në 20 ndeshje në Bundesligë këtë sezon.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje