Lajme

Itali, mbi 30 000 viktima nga koronavirusi

Italia ka regjistruar 243 viktima në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në mbi 30 000.

Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 2928 duke e rritur totalin e të shëruarve që nga fillimi i pandemisë në 99203

Autoritetet raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 1327 raste të reja pozitiv me Covid-19 për një total prej 217 185 që nga fillimi i pandemisë.

Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan 609 raste të reja dhe 94 viktima. Në Rajon në terapinë intensive ndodhen 400 pacientë

Kurba në Itali është në rënie prej ditësh dhe këtë e konfirmojnë numri i të infektuarve të rinj dhe reduktimi i shtrimeve të pacientëve në spital si dhe ulja e numrit të pacientëve në terapi intensive


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë