Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një mesazh urimi me rastin e “Ditës së Europës” Presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel, ku i shpreh edhe falenderimet për ndihmën e dhënë në përballimin e dy krizave të njëpasnjëshme në të cilat u përfshi vendi ynë.
“Muajt dhe javët e fundit kanë qenë një vitrinë e vërtetë e solidaritetit, mbështetjes dhe inkurajimit europian ndaj Shqipërisë. Unë dhe bashkëqytetarët e mi jemi mirënjohës për ndihmën e menjëhershme që na dhatë pas tërmetit të nëntorit të vitit të shkuar, për përgjigjen e integruar ndaj pandemisë si dhe për vendimin inkurajues të Këshillit Europian për të hapur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë”, shkruan Meta.
Presidenti shprehet optimist mbi procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe mesazhet e përcjella në këtë drejtim nga drejtuesit e unionit gjatë Samitit të Zagrebit.
“Do të vazhdoj të bëj çdo përpjekje për të favorizuar një zbatim të mirëfilltë të reformave, veçanërisht në drejtim të ndërtimit të një demokracie funksionale dhe të mbizotërimit të sundimit të ligjit, plotësisht në përputhje me dispozitat kushtetuese dhe ligjore, sipas standardeve më të mira evropiane. Këto kohë sprovuese vërtetuan edhe një herë se bëhemi edhe më të fortë, vetëm duke qenë të bashkuar”, mbyll mesazhin e tij Presidenti Meta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje