Një sherr me thika në Berat ka përfunduar me plagosjen e rëndë të një 17-vjeçari.
Policia thotë se është vënë në pranga i riu me inicialet K.Q., 18 vjeç, banues në Berat.
Sipas policisë, arrestimi i tij u bë pasi, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjete prerëse shtetasin E. H., 17 vjeç banues në Berat, duke i shkaktuar dëmtime të rënda.
17-vjeçari ndodhet në Spitalin Rajonal të Beratit jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje