Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një bisedë online me kreun e delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca në “Ditën e Europës”.
“Mirënjohje për mbështetjen e çmuar të BE për Shqipërinë kundër COVID19 dhe për krizën ekonomike. Vëmendja dhe mbështetja e BE është jetike për popullin shqiptar”, shkroi Basha në rrjetet sociale.
Kreu i demokratëve thotë se PD mbetet e përshkushtuar për të bërë realitet anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
“Mirëpresim vendosmërinë e BE për të mbikëqyrur zbatimin e 15 kushteve për hapjen e negociatave: nuk mund të ecet përpara në këtë proces jetik për Shqipërinë pa funksionimin e shtetit ligjor, pa vendosjen e standarteve demokratike & pa luftë kundër krimit të organizuar & korrupsionit”, deklaroi Basha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje