Lajme

Punëtorët e një firme interneti në Kamëz i zë korenti, njëri vdes, tjetri në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Tiranë. Punëtorët e një firme interneti kanë qenë duke shtruar një linjë në Nikël.

Kur kanë hipur në një shtyllë për të lidhur kabujt ata kanë rënë në kontakt me rrymën e për pasojë një prej tyre ka humbur jetën, ndërsa tjetri është transportuar në spital.

Ndërkohë edhe furgoni që po i transportonte ka pësuar një aksident në Kamëz duke u përplasur me një biçikletë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë