Taksistët kanë dalë në protestë këtë të hënë në rrugën “Ibrahim Rugova” në kryeqytet, pasi iu është ndaluar të punojnë, ngaqë rruga do të kthehet në korsi biçikletash.
Një vendim i tillë ka revoltuar taksistët, të cilët shprehen se me këtë punë ata mbajnë familjet e tyre.
Sipas taksistëve, është absurde që të bëhet korsi biçikletash në krahun e djathtë dhe se një gjë e tillë nuk ka ndodhur prej 30 vitesh, që ata punojnë.
“Më mirë të na kishte kap pandemia dhe të mos ekzistonim fare si njerëz. Këtu po na bëhen shumë padrejtësi. Duhet të mbajmë familjet tona. Le të bëhet korsia e biçikletave, ama edhe në QKR thuhet që rruga “Ibrahim Rugova” është për taksixhi. Korsitë e biçikletave bëhen në krah të djathtë. Më duket absurd kjo që po bëjnë, ne i kemi zbatuar të gjitha rregullat”, është shprehur një taksist.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje