Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj zhvilluan një video-konferencë online me donatorët e huaj për të prezantuar planin e deritanishëm për ecurinë e procesit të rindërtimit, pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
Duke u ndalur tek ecurinë e procesit, Ahmetaj ka informuar të gjithë donatorët se deri tani janë dhënë deri tani 2043 leje për ndërtim, janë miratuar 26 zona te reja zhvillimi. 4 plane vendore janë miratuar deri tani, ndërsa 12 janë në proces.
Teksa ka sqaruar planin Ministri Ahmetaj u ndal në qarqet problematike, duke bërë të ditur se 12950 familje përfitojnë bonus qiraje, ndërsa deri më tani janë dhënë 2043 leje ndërtimi, përmes një procedure të përshpejtuar.
Mes të tjerash ministri pohoi se në plan është ndërtimi i mbi 3 mijë apartamenteve kolektive, 99 institucione publikë, 108 objekte arsimore, dhe 15 objekte të kujdesit shëndetësor. “Shtylla kryesore është të ndërtojmë më mirë, që të ndërtojmë një urë lidhëse. Donatorët dhe qeveria shqiptare për këtë ka rënë dakord që në fillim”, tha ai.

Duke theksuar se donatorët do të kenë në dorë dosjet me të gjitha detajet, ministri theksoi se plani për ndërtimin e 500 banesave në Laç është gati dhe sapo të rihapen fluturimet do të vijnë ekipet nga Turqia për të nisur projektin.
“Deri nesër të gjithë do te merrni dokumentet që ne kemi miratuar në komisionin e rindërtimit. Dosjet i kemi përkthyer nëse doni ti monitoroni. Në Durrës po punojmë, Shijaku është në fazë të përparuar, në Laç që është miratuar po ashtu, etj. Ju mund të merrni të gjitha dosjet dhe mund ti studioni. E morëm të premten nga qeveria turke dhe nesër enti i strehimit shqiptar po përgatit zonën, që do të jetë e gatshme gjatë kësaj jave. Do të presim edhe nisjes e fluturimeve normale nga Turqia që ekipi të vijë dhe të nisë projektin”, tha Ahmetaj. Me qeverinë turke jemi në një fazë të përparuar, më pas me qeverinë gjermane jemi praktikisht në hapjen e fundit procesit. Me BE-në jemi në një proces të përparuar, kur bëhet fjalë për 15 mln eurot për 22 objektet arsimore. Me qeverinë sllovene kemi 300 mijë euro për dy objekte shkollore dhe bashki. Me Katarin flas shpesh, kanë premtuar 4.6 mln euro për objekte arsimore. Gjatë 2-3 ditëve do të merrni të gjitha dosjet me të gjitha detajet. Të gjitha huatë dhe kontributet dhe fondet do të negociohen, është një program që shikon përtej 2025” tha Ahmetaj.
Laci do nisë të ndërtohet pas nisjes së fluturimeve normale, ku ekipi turk do të mund të vijë të nisë punën. 33 projekte prisin te përfundojnë ne fund të majit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje