Opozita do të përshkallëzojë takimet me qytetarët, duke zhvilluar takime të përditshme për të dëgjuar hallet e tyre dhe propozuar zgjidhje.
Kjo është strategjia që do të ndiqet në vijim, të cilën e kanë mbështetur drejtuesit e partive opozitare pas një takimi me Lulzim Bashën.
“Edi Rama nuk mendon për shqiptarët, por për karrigen e tij. Ai i dërrmoi të varfërit dhe shkatërroi shtresën e mesme. Është përgjegjësia jonë të jemi pranë tyre.” – është shprehur Basha
Sipas deklaratës për shtyp të shpërndarë nga PD, qëndrimi i të gjithë partive të Opozitës së Bashkuar ka qenë se pandemia e ekonomisë po e con Shqipërinë drejt kolapsit ekonomik. Qeveria nuk po i ndihmon shqiptarët dhe po e çon vendin drejt një krize të madhe.
Në fillim të takim, Kryetari i PD, Lulzim Basha ka informuar aleatët mbi shqetësimet dhe kërkesat e paraqituara gjata takimeve që ka zhvilluar gjatë javës me përfaqësuesit e bizneseve.
“Qeveria i ka braktisur. Nuk i dëgjon, nuk i pret, nuk do t’ia dijë për shqetësimet dhe problemet e tyre. Është detyra jonë jo vetëm të jemi zëri i tyre, por të ridimensionojmë planin tonë për shpëtimin e ekonomisë, për ruajtjen e vendeve të punës, duke marrë parasysh pasojat që ka krijuar kriza. Qytetarët po humbin vendet e punës dhe situata është emergjente. Duhet angazhim i shpejtë dhe intensiv nga të gjithë ne. Kam parë dhe takuar vetë njerëz që nuk kanë marrë asnjë lek ndihmë nga qeveria. Biznese që nuk kanë përfituar asnjë ndihmë dhe po mbyllen” – mësohet të jetë shprehur Lulzim Basha.
Më pas është diskutuar në detaje menaxhimi i situatës nga Qeveria. Në mbledhje është argumentuar se Qeveria e keqmenaxhoi krizën e shkaktuar nga pandemia në dëm të shqiptarëve. Opozita thotë se vetëm 41.5 milionë euro ka dhënë Edi Rama për 3 milion shqiptarë, ku janë qindra të mijra të papunë dhe biznese gati për t’u mbyllur, ndërkohë që kaq i ka dhënë qeveria oligarkëve të vet për 2 km rrugë tek Unaza e Re.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje