Partia Demokratike deklaron se keqmenaxhimi i krizës nga ana e Kryeministrit Edi Rama ka dhjetëfishuar numrin e të papunëve në Shqipëri, në krahasim me vendet e tjera të rajonit.
Lulzim Basha vijoi takimet me biznesin dhe qytetarët në rrugët e Tiranës, ku i është përforcua bindja se faturat dhe taksat e larta, rënia e konsumit dhe mungesa totale e ndihmës po çojnë qytetarët drejt varfërisë së pashmangshme dhe biznesin në kolaps.
“Të rinisësh normalitetin pa strategji dhe pa ndihmë konkrete, siç po bën Rama do të thotë t’i çosh qytetarët drejt krizës së thellë ekonomike dhe greminës së mjerimit. Pandemia ekonomike ka prekur shumicën e familjeve shqiptare që sot më shumë se kurrë kanë nevojë për ndihmë dhe mbështetje konkrete dhe jo fjalë e show në Facebook”, deklaron Basha.
Basha thotë se dy të tretat e shqiptarëve janë sot pa asnjë ndihmë dhe pa të ardhura.
“Ndërsa vendi zhytet në varfëri, Rama vazhdon të mendojë vetëm për karrigen dhe xhepat e tij dhe të 10 oligarkëve, klientë të tij”, thotë kreu i PD-së.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje