Momente frike për Dele Ali, lojtarin e Totenhemit dhe kombëtares angleze. Ai është sulmuar nga dy hajdutë të armatosur me thika që kishin hyrë në shtëpinë e tij në Londër për të vjedhur.
Pasi rrëmbyen disa sende të çmuara, mes tyre disa ora me vlerë, hajdutët kanë goditur me grusht në fytyrë futbollistin dhe më pas ia kanë mbathur. Nga ky sulm Dele Ali nuk ka marrë plagë të rënda, por ka përjetuar momente të tmerrshme, siç ka pohuar ai vetë me një postim në rrjetet sociale, ku i falënderonte të gjithë për mbështetjen.
Ngjarja ndodhi na lagjen Barnet. Sapo u futën në shtëpinë e futbollistit, keqbërësit kërcënuan me armë mesfushorin e Anglisë, vallanë e tij Herri Hikford, të fejuarat e tyre dhe një mik të vjetër, duke u marrë sendet me vlerë.
“Policia është njoftuar rreth orës 00:35 për një vjedhje në një rezidencë në Barnet, – ka shpjeguar një zëdhënës i forcave të rendit. – Një nga personat e pranishëm në shtëpi, një djalë rreth 20 vjeç, ka marrë një plagë të lehtë në fytyrë, pasi sulmit të agresorëve, por nuk ishte e nevojshme të mjekohej në spital. Për këtë ngjarje nuk ka ende asnjë arrestim, por po kryen hetime”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje