Politike

Kuvendi shqyrton heqjen e TVSH për jahtet, PD: Shembull që Qeveria nuk mendon për qytetarët

Parlamenti mblidhet këtë të enjte, ku në rendin e ditës është edhe ndërhyrja në ligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, për të përjashtuar nga kjo taksë jahtet. Socialistët e mbrojnë këtë nismë si përpjekje për të nxitur dhe afruar turizmin.

Por, pikërisht shqyrtimi i kësaj nisme në një kohë krize të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit është marrë nga ana e Partisë Demokratike si shembulli që tregon se mazhoranca nuk e ka mendjen tek qytetarët.

“Në një kohë kur bizneset ndjejnë shtrëngimin e darës së krizës qeveria vazhdon të mendojë për të njëjtët njerëz. I vendosur në drejtimin dhe frymëzuar nga klubi i ortakëve oligarkë me të cilët ndan çdo pasuri publike dhe private, Rama do ta kalojë këtë projektligj në atë që quhet Parlament, por që është një noter”, deklaroi ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku.

Ndërhyrja në ligjin për TVSH-në për të përjashtuar nga kjo taksë jahtet dhe mjetet e tjera ujore për qëllime turistike është dorëzuar në Kuvend si propozim i Qeverisë më datë 10 prill të këtij viti.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë