Politike

Kryemadhi: Bashkia kishte plan të hynte natën te Teatri

“Bashkia e Tiranës kishte në plan të ndërhynte në mesnatë për të shembur Teatrin Kombëtare, por fakti që protestuesit qëndruan syhapur bëri të dështonte plani i punonjësve të Bashkisë”. Me këto fjalë e priti mëngjesin sot përpara kamerave të medieve në sheshin përballë Teatrit Kombëtar, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e cila gjatë natës ka qëndruar dezhurn së bashku me aktivistë të Aleancës për Teatrin.
“Planet e ndërhyrjes së djeshme në orët e para të mëngjesit nuk u realizuan dot, më vjen keq për ata punonjës të bashkisë që e kaluan natën në zyrat e bashkisë apo cepat e rrugëve apo zyrat e ndërmarrjeve duke pritur momentin për të hyrë. Por kjo qëndresë është më e pakta për të ndenjur sy hapur. Kjo godinë do të rezistojë përballë kufomave politike si ajo e Edi Ramës. Kjo qëndresë do të vijojë. Askujt nuk do i shkojë në mendja si skutha që të bëjnë gjëra të fshehta si vendimin e paligjshëm që e firmosën duke falsifikuar një mbledhje që nuk ka ndodhur.
Përsëri sikur ndenjën sy hapur këto dy net duke i zgjatur jetën këtij teatri edhe dy net të tjera, mendoj edhe SPAK-u edhe drejtësia ti mbajë sytë hapur dhe të vendosë përballë përgjegjësisë ata njerëz dhe të zgjidhet ky ngërç. Pandemia dhe kriza që ka krijuar Edi Rama ka rrënuar ekonominë. Ne ishim një grup modest që qëndruam gjithë natën, ishte një gjendje e qetë, nuk patëm asnjë problem, por sigurisht kjo do të vijojë”, tha ajo.
E pyetur në kishte pasur tentativa konkrete për të ndërhyrë, Kryemadhi tha: “Jo nuk kanë tentuar kanë pasur besim se mund të largoheshim nga oborri i teatrit, punonjësit e bashkisë kanë qenë në gatishmëri të plotë. Ne kemi parë sepse lëviznim rreth sheshit, hyrjet dhe daljet në godinën e Bashkisë së Tiranës, kryesisht nga ato që njohim edhe ne punonjës të ndërmarrjes dhe rreth orës 04:30-05:00 që e kuptuan se asnjëri nga ne nuk do të largoheshim dhe u larguan. Nuk do të jemi vetëm ne dhe PD-ja, por të gjitha faktorët këtu, edhe nga shoqëria civile qëndruan këtu, kishte edhe artistë. Kjo do të jetë e organizuar. Nuk kam autoritetin të flas në emër të tyre, Aleanca ka grupin e vet”.
“Të gjithë jemi në gatishmëri me telefona te koka për çdo lajthitje të momentit”, tha ndër të tjera Kryemadhi.

https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/videos/682929875841622/

Policia gjobit Kryemadhin

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është proceduar me masë administrative nga policia e Tiranës, pasi qëndroi janë orarit të lejuar në Teatrin Kombëtar. Një ditë parë edhe kryetari i PD-së Lulzim Basha është gjobitur për të njëjtën shkelje. “Situata është shumë e rënduar me paligjshmërinë dhe me abuzimin e pushtetit. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka krijuar një rezistencë shembullore. Do të doja të ishte zgjuar dhe drejtësia shqiptare dhe të vepronte, të ishte në krah të artistëve”, u shpreh Kryemadhi.

Policia e Tiranës njoftoi se “në vijim të monitorimit për zbatimin e masave kufizuese të përcaktuara në Aktin Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, gjatë kontrolleve të zhvilluara mbrëmjen e djeshme, pas orës 17:30, fashë orare e përcaktuar për ndalim lëvizjeje pa autorizim në zonat e kuqe, ka konstatuar në harkun kohor 20:00-24:00, një grup qytetarësh të grumbulluar pranë Teatrit Kombëtar”.
Shërbimet e Policisë kanë proceduar me masat administrative përkatëse, gjobë dhe tërheqje të lejes së drejtimit, shtetasit: M. K., K. B., L. R., E. B., E. S., P. V., B. K., K. Xh., S. L., S. K., R. K., B. Ç., B. T., E. H., E. Sh., B. B., G. Sh., A. F., A. K., A. K., J. Sh., I. G., L. S., A. Q., B. I., F. Xh., D. B., E. M., D. A., A. K., S. B., G. S., G. B., D. T., A. S., L. B., A. D., Sh. M., M., Sh., R. D., R. B., R. Ç., A. H., D. D., B. L., F. Xh. dhe B. I.

“Nisur nga shkeljet e evidentuara ditët e fundit në zonat e kuqe, Policia e Shtetit apelon edhe njëherë për të gjithë qytetarët, sidomos ata në zonat e kuqe që të respektojnë me rigorozitet oraret e lëvizjes dhe distancimin social dhe në këtë kuadër kërkon mirëkuptimin dhe ndihmën e qytetarëve në të gjithë vendin, që të kontribuojë secili në mbrojtjen e shëndetit nga kërcënimi i virusit vdekjeprurës Covid-19”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë