Politike

Basha takon fermerët: Bujqësia kërkon para

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, zhvilloi një takim me banorë dhe fermerë të Divjakës dhe Karbunarës. Pasi u njoh me situatën në sektorin e bujqësisë, Basha tha se “Ramavirusi ka prekur rëndë çdo qelizë të ekonomisë, përfshirë dhe bujqësinë dhe agrobiznesin”.

Basha nënvizoi se për këtë sektor nuk është dhënë ndihmë konkrete deri më sot.

“Fermerët janë të shqetësuar për koston e shtuar të prodhimit dhe konkurencën e pandershme nga produktet e importit të cilat vijnë të subvencionuara nga vendet e origjinës. Produktet e tyre edhe pse shumë cilësore kalben ose groposen bashkë me investimin dhe djersën e tyre.

Bujqësia shqiptare dhe fermerët përballen me falimentim ekonomik, sepse edhe para pandemisë nuk kishin asnjë mbështetje. Sot ata kanë nevojë për përkrahje financiare dhe masa konkrete e jo fjalë boshe në facebook…”, tha Basha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë