“E thanë, e bënë”, – u shpreh Zllatan Ibrahimoviç, duke përshëndetur rikthimin e kampionatit në Gjermani. Bundesliga ka rikthyer emocionet e futbollit, që siç e kanë pranuar të gjithë, do të jetë ndryshe tani e tutje. Në “Red Bull Arena”, për shembull, ku luan Lajpcigu, janë parë në shkallët e një avioni. Klubi gjerman i kishte marrë borxh për shkak të distancimit social…
Ndeshjet e Bundesligës, kampionatit të parë mes 5 më të fortëve që nis pas pandemisë, janë luajtur pa tifozë. Vetëm Gladbah-Këln e 11 marsit të sezonit të kaluar është luajtur me dyer të mbyllura në gjithë historinë e Bundesligës. Futbolli ka nisur me 5 ndërrime, si dhe me të ashtuquajturin “koncepti i higjienës” për protokollin e sigurisë anti-infeksion. Disa rregulla të reja diheshin, nuk lejoheshin përqafimet dhe shtrëngimi i duarve, por mbi të gjitha personat në stol duhet të mbanin distancën një metër e gjysmë mes tyre.

Por jo të gjithë lejohen në stol, të tjerët duhet të qëndrojnë në tribunë dhe kjo ka sjellë një problem të vogël për Lajpcigun, sepse në “Red Bull Arena”, mes shkallëve të tribunës dhe stolave në fushë ka një disnivel prej tre metrash. Nuk mund të hysh në fushë që aty. Për këtë arsye, drejtuesit e klubit kishin arritur një akord me aeroportin e qytetit dhe mes dy stolave të skuadrave ishin vendosur shkallët, që zakonisht u shërbejnë pasagjerëve për t’u ngjitur nga pista në avion. Uve Shuhardt, zëdhënës i aeroportit u shfaq i gëzuar për ndihmën e dhënë. “Në situata të veçanta duhen zgjidhje të veçanta. Jemi të kënaqur që kemi ndihmuar klubin”, – tha ai.
Pranë trajnerit Julian Nagelsman qëndronin vetëm ndihmësi i tij, mjekët dhe fizioterapistët, të tjerët në tribunë. Edhe gjatë zëvendësimeve të futbollistëve detyrimisht janë përdorur shkallët e marra borxh nga aeroporti. Një zgjedhje shumë praktike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje