Pas prishjes së teatrit dhe protestës së qytetarëve e artistëve, kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar në rrjetin social “Facebook”, duke thënë se ndërtimi i teatrit ishte një vendim i vështirë por i drejtë
“Po aq i drejtë sa çdo vendim i mirë që kemi marrë në këto 5 vite për ta çuar përpara Tiranën tonë, qyteti ku po rrisim fëmijët tanë. Por, teksa përgatitemi të nisim punën për Teatrin e Ri, i ftoj të gjithë, që nesër, ta bëjmë edhe më të mirë projektin që kemi në tavolinë. Ai teatër do të jetë për artistët dhe qytetarët, për fëmijët tanë,” është shprehur Veliaj.
Më tej kryebashkiaku tha se diskutimi për një teatër të ri ka kohë që ka nisur dhe Teatri ishte një ndërtesë e amortizuar. Veliaj theksoi se ka qenë në diskutime edhe me personat që kanë qenë kundër gjithçkaje, por edhe me personat që kanë qenë kundër disa ndërtimeve të reja. Më tej në deklaratën e tij Kryebashkiaku i Tiranës tha se kanë negociuar për një sërë idesh që kanë pasur artistët dhe e kanë ndërruar shumë herë projektin për ndërtimin e teatrit kombëtar.
Sapo na u transferua prona ne kërkuam, siç kërkojmë tipikisht për çdo pronë që na transferohet, që të verifikohet nga Instituti i Ndërtimit, që e verifikoi në vitin 2018 si një ndërtesë të amortizuar dhe të rrezikshme siç u pa nga rënia e lehtë. Në momentin që u bëmë pronarët e rij të kësaj ndërtese, nëse diçka do t’i ndodhte secilit prej atyre që okuponte atë pronë publike pa drejtë pa letra po dokument, do të rrezikonte jetë dhe përgjegjës do të ishte pronari i asaj prone,” shtoi Veliaj,
Gjithashtu kryebashkiaku tha se teatri i vjetër iku dhe duhet të përgatitemi për teatrin e ri, duke nxjerrë mësime e një ndër to sipas Veliaj është bashkëpunimi.
Veliaj deklaroi se e gjithë ndërtesa ishte popullit, tallash, teneqe, nuk kishte asnjë kolon betoni dhe armaturë duke qenë e rrezikshme.
“Unë nuk mbaj mend që për çdo punë të madhe që kemi bërë në Tiranë të mos jetë debatuar të mos jenë përfshirë lloj lloj politikanësh që na kanë përçarë këto 30 vjet. Mendojnë vetëm çfarë votash do të kapitalizojnë po të fusin shqiptarët në sherr dhe pastaj siç e patë shkojnë në vilat e tyre,” shtoi Veliaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje