Futboll

Vendimi i Ministres Manastirliu/ “Ok” stërvitjes ekipore, por jo aktiviteteve

Futbolli dhe të gjitha llojet e tjera të sporteve mund të fillojnë të ushtrohen tashmë. Ky është vendimi i Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, i firmosur më datë 15 maj dhe që ka hyrë në fuqi menjëherë. Sipas këtij vendimi, stërvitja është e lejuar vetëm në ambiente të hapura, kështu që për futbollin është gjithçka në rregull.

Ishte vendosur ditë më parë se më 18 maj, pra nesër, do të niste stërvitja e skuadrave të futbollit, por në mënyrë individuale, ndërsa tani, pas vendimit të fundit, ajo mund të jetë kolektive. Kushti i Ministrisë së Shëndetit është që klubet e futbollit të respektojnë me përpikëri protokollin e sigurisë.

Për datën e rifillimit të aktivitetit të ndërprerë, pra të ndeshjeve, nuk ka ende asnjë konfirmim nga ana e qeverisë. Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që më 3 qershor të fillojë Superiorja, kurse kategoritë e tjera më 7 qershor, por asgjë nuk mund të bëhet pa dhënë miratimin qeveria në lidhje me këtë çështje. Tani për tani, futbolli mund t’i gëzohet vetëm rifillimit të stërvitjes në fushë.

Vendimi i Ministres Manastirliu. Gazeta Si, 17 maj 2020

Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë