Futboll

Falkao ironizon: Ndalohet përqafimi, por mbrojtësit na hipin në shpinë

Rregullat e reja dhe sidomos ndalimi i përqafimit në fushë pas një goli të shënuar nuk e bind aspak Radamel Falkaon. Sulmuesi i njohur kolumbian, i cili aktualisht luan për Gallatasarajin, me anë të profilit të tij në Tuiter, ka evidentuar një aspekt të rregullores së re që pritet të hapë një debat të fortë në lidhje me protokollin.

Sulmuesi kolumbian është nxitur më shumë nga 90 minutat e para të Bundesligës post koronavirus. “Duke parë rikthimin e futbollit, pyes veten: a ka një motiv teknik, për të cilin përqafimi nuk lejohet pas golit? Gjatë lojës jemi në kontakt të vazhdueshëm. Në çdo goditje këndi ka mbrojtës që të hipin në shpinë, ndërsa në barrierë lojtarët janë të gjithë ngjitur me njëri-tjetrin”. Fjalë që lënë një interpretim të lirë të konceptit të kontaktit.

Radamel Falkao, sulmuesi i Kolumbisë. Gazeta Si, 18 maj 2020

Gjithçka që ka ndodhur në Gjermani nuk është e rastësishme. Edhe në këtë kampionat, i vetmi që është rikthyer, panorama është e ndryshme. Në rastet e festave të golit, ka nga ata që e kanë respektuar rregulloren, ndërsa të tjerë e kanë injoruar. Nga “bërryl më bërryl” te kërcimi në distancë, janë mënyra interpretimi, por rregulli është shumë i qartë, janë të ndaluara kontaktet. Por gjithashtu është e pashmangshme që në markimin e lojtarëve dhe gjatë ekzekutimit të goditjeve standarde, distanca të jetë aq sa e parashikon rregullorja. Realisht, është shumë më e vogël. Debati ka nisur dhe polemika të reja pritet të shpërthejnë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë