Të gjithë ata që do të hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar, janë të detyruar t’i nënshtrohen karantinës 14-ditore. Fillimisht u mendua se sportistët do të përjashtoheshin nga ky rregull, por në fakt nuk është kështu dhe sipas shtypit anglez, ky vendim i qeverisë vë në rrezik serioz ko pempeticionet europiane të klubeve të futbollit.
Këto masa realisht e bëjnë të pamundur udhëtimin në Mbretërinë e Bashkuar të skuadrave të huaja. Drejtuesit e sportit e kishin bindur sekretarin e kulturës, Oliver Douden, të paraqiste një kërkesë për përjashtimin e futbollistëve nga rregulli, por kjo kërkesë është hedhur poshtë nga Departamenti i Shëndetit dhe nga zyra e kabinetit.
Nga zëra pranë qeverisë thuhet se nuk ka një vendim përfundimtar, por duket vërtet vështirë që të ndryshohet ky rregull. Qeveria do të rishohë vendimet për përforcimin e kufijve çdo tri javë gjatë verës, por tashmë pikëpyetja e madhe është: çfarë do të ndodhë me Mançester Sitin dhe Çelsin në Ligën e Kampionëve, si dhe Mançester Junajitd, Volverhempton dhe Gllasgou Rejnxhërs në Ligën e Europës?
Klubet e Premier Ligës kanë votuar “Project restart”, protokollin që i lejon të stërviten, edhe pse në grupe të vogla. Një hap i parë në lidhje me rifillimin e kampionatit, me shumë mundësi në mes të qershorit. Mendohet që ndeshjet të zhvillohen me dyer të mbyllura të paktën për një vit. Inspektorët e Premier Ligës do të dërgohen në qendrat e stërvitjes për t’u siguruar që klubet po i respektojnë rregullat.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje