Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka ftuar në një tryezë kreun e PD, Lulzim Basha dhe aleatët e tij të opozitës, të cilët pas shembjes së Teatrit Kombëtar kanë bërë thirrje për protesta.
Takimi pritet që të zhvillohet tek Pallati i Brigadave, gjatë ditës së nesërme.
Nuk dihet zyrtarisht se çfarë do të bisedojë presidenti me liderët opozitarë, por nisur nga situata, pritet që të flitet për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe bllokimin e tryezës së Reformës Zgjedhore. Shembja e Teatrit Kombëtar është quajtur nga kreu i shtetit si akt vandal dhe kriminal.
Një ditë më parë, Meta ka realizuar një takim me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian.
Pak orë para protestës së sotme, Presidenti Ilir Meta përmes një postimi në mbrojtje të protestave pas prishjes së Teatrit Kombëtar, thotë se të gjithë duhet të jemi të bashkuar deri në fund për të mbrojtur Kushtetutën. “Kjo dhunë ka vetëm një emër dhe një adresë! Kush hesht dhe nuk guxon ta dënojë është bashkëfajtor dhe nxitës i saj! Kurajë qytetare dhe solidaritet! Demokracia nuk dhurohet, por mbrohet dhe fitohet! Të bashkuar deri në fund, me dashuri për Shqipërinë europiane”, tha Meta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje