Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i janë shtuar sot edhe tre prokurorë të rinj: Sotir Kllapi, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi. Ata betuan para kreut të shtetit Ilir Meta, në një ceremoni në Presidencë.
Meta u kërkoi përveç të tjerave, tre prokurorëve që të shmangnin ndërhyrjet e huaja në sistemit të drejtësisë.
“Betohem solemnisht se gjatë kryerjes së detyrës do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë, ligjeve në fuqi dhe do të respektoj rregullat e etikës profesionale!”, thanë të tre prokurorët e rinj të SPAK para presidentin Meta.
Dritan Prenci dhe Vladimir Mara kanë qenë të komanduar më parë në pozicion të përkohshëm në SPAK, por më 9 maj me vendim të KLP atyre iu besua mandati i plotë 9-vjeçar.
Ndërsa prokurori Sotir Kllapi është emër i ri që bëhet pjesë e Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion që më herët ka qenë drejtues prokurorie në Pogradec
Betimi para presidentit shënon dhe fillimin zyrtarisht të detyrës së 3 prokurorëve të SPAK dhe nisjen e misionit për të luftuar korrupsioni dhe krimin e organizuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje