Politike

Kërcënimi me jetë ndaj kryeministrit, Thaçi: Kurti e ka shpikur vetë!

“Është trilluar nga vetë Kurti”. Kjo ishte përgjigjja e presidentit Hashim Thaçi për  kërcënimin me jetë ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës.

 Pasi Albin Kurti e drejtoi gishtin nga presidenti, Thaçi hodhi akuza të ashpra ndaj kryeministrit, duke thënë se letra e ‘Gardës Vullnetare Shqiptare’ është shkruar nga vetë ai në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Gjithçka buron nga selia e partisë së tij, nga ai personalisht dhe njerëzit për rreth tij”, ka thënë Thaçi.

Jeta politike në Kosovë ka qënë hera herës e ashpë dhe e egër, por kjo është hera e parë që një kryeministër lidh kërcënimin me jetë me presidentin. Kjo është po ashtu hera e parë që shfaqet emri i Gardës Vullnetare Shqiptare, duke bërë shumë qytetarë, por edhe analistë, të pyesin vetën kush fshihet prapa këtij emri, dhe pse vendosi të shfaqet dhe të kërcënoj pikërisht tani.

Të enjten, Kurti iu përgjigj sërish letrës, duke thënë se nuk frikësohet nga kërcënimet që i drejtohen nga e ashtuquajturës “Gardës Vullnetare Shqiptare”.

“Së pari, unë nuk frikësohem. Jam në punë dhe detyrë përditë. Për gjendjen e sigurisë, nuk është që unë mund ta vlerësoj unë, janë organet kompetente”, ka thënë Kurti.

Ai këmbënguli se kërcënimi ishte më i veçantë për Gjykatën Kushtetuese, pasi edhe janë në prag të vendimit për dekretin e presidentit, Hashim Thaçi, për rrëzimin e Kurtit dhe vendosjes në detyrë të Avdulla Hotit. Kreu i Qeverisë në detyrë, e lidhi këtë komunikatë me presidentin Hashim Thaçi.

Sipas mediave të Prishtinës organizata në fjalë mund të veprojë kundër politikanëve edhe në Shqipëri.

“Por, ata që më kanë kërcënuar mua, nuk mund ta kenë pasur me mua, sepse tek unë nuk funksionon. Ata e kanë pasur me Gjykatën Kushtetuese sepse duket se është në panik presidenti që po i humbet rasti”, deklaroi ai.

Një ditë pas kërcënimeve nga e ashtuquajtura “Garda Vullnetare Shqiptare”, një numër i shtuar i autoriteteve të sigurisë e kanë shoqëruar Kurtin në vizitën e tij në Mitrovicë.

Përpos policëve dhe mbrojtjes së afërt të kryeministrit në detyrë që kujdesen vazhdimisht për sigurinë e Kurtit, ai po shoqërohet nga Njësia Special dhe Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale për të hetuar kërcënimin ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë