Policia e Tiranës ka vënë në pranga katër persona gjatë 24 orëve të fundit, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.
Mes të arrestuarve është edhe një 37-vjeçar, i cili ka thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe ka vjedhur një motor.
Përpos 4 të arrestuarve janë proceduar penalisht dhe 2 të tjerë.
Policia thotë se është arrestuar në flagrancë shtetasi i shpallur në kërkim shtetasi I. B., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe më 24 maj rreth orës 20:00, ka vjedhur motorin e shtetasit O. T.
Për veprën penale “Dhuna në familje”, është vënë në pranga shtetasi N. V., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, në banesë.
Gjithashtu, specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
M. M., 35 vjeç, pasi në rrugën “Teodor Keko” u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.60 mg/l; dhe A. Th., 48 vjeç, pasi në rrugën “Myslym Shyri” u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.79 mg/l;
Gjithashtu, po nga specialistët e Qarkullimit Rrugor filloi procedimi penal për shtetasit F. N., 24 vjeç, pasi në rrugën “Mikel Maruli”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale I. Z., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën si dhe F. V., 31 vjeç, pasi në rrugën “Demokracia” Kamzë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësorin B. L., i cili pas mjekimit në spital u largua në banesë.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje