Rend dhe Ligj

Sherr në Tiranë, plagosen me sende të forta dy vëllezër binjakë

Një sherr me sende të forta në Tiranë ka përfunduar me plagosjen e dy vëllezërve binjakë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30 të mëngjesit të sotëm në Sauk të Vjetër, ku për motive të dobëta janë konfliktuar me sende të forta, dy vëllezërit I. S dhe E. S., binjakë 32 vjeç, me dy persona të tjerë ende të paidentifikuar. Vëllezërit binjakë kanë qenë duke qarkulluar me makinë kur janë konfliktuar me dy të tjerët.

Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar me sende të forta dy vëllezërit, të cilët ndodhen në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Dy të tjerët janë larguar, ndërkohë policia vijon punën për kapjen e tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë