Rend dhe Ligj

OFL u kërkon pasurinë dy të dënuarve në Kukës

Operacioni Forca e Ligjit ka kaluar këtë të martë në Kukës, ku iu ka dërguar kërkesë për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë dy personave të dënuar apo akuzuar për krime të rënda.

OFL u ka kërkuar kërkesë me shkrim për burimet e pasurisë shtetasve Zejnel Meçe dhe Bujar Ajeti, të dy banues në Kukës.

Zejnel Meçe është i dënuar me 10 vjet burgim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me pasoja të rënda”, ndërsa Bujar Ajeti është i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

Zëdhënësja e OFL thotë se këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Ndër të tjera, OFL thotë se “është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë