Politike

Komisioneri i Zgjerimit: Miratoni Reformën. Basha: PD po angazhohet

Ngrirja e përpjekjeve për arritjen e një marrëveshjeje për Reformën Zgjedhore në vendin tonë në sjellë sot edhe reagimin e komisonerit për Zgjerim në BE, Oliver Varhelyi.

Duke folur në një konferencë për shtyp në Bruksel mbi instrumentet e financimit të aksionit të jashtëm të BE-së, komisioneri tha se është thelbësore një marrëveshje, duke theksuar rëndësinë e saj për integrimin në Bashkimin Europian.

Varleyhi i bëri thirrje qeverisë dhe opozitës të përfundojnë reformën pasi pa të do jetë shumë e vështirë ecja përpara.

“I bëj thirrje të gjitha palëve, brenda Parlamentit dhe jashtë Parlamentit shqiptar për të tentuar sërish për reformën zgjedhore. Është një reformë shumë e rëndësishme. Pa këtë reformë, do të jetë shumë e vështirë për të ecur përpara dhe do të ishte për të ardhur keq nëse do humbej momenti që arritëm të krijojmë për Shqipërinë”, deklaroi Varhelyi.

Sot në orën 17.00 është mbledhja e Këshillit Politik për reformën.

Pas komisionerit për Zgjerimin, reagoi kryetari i PD-së, Lulzim Basha. “Faleminderit Komisionerit Oliver Varhelyi për përkushtimin për konsensus të të gjitha forcave politike për reformën elektorale në Shqipëri: Opozita është plotësisht e angazhuar dhe po kontribuon për ta përmbyllur reformën me garanci të mjaftueshme për një proces të ndershëm zgjedhor. Kjo është e rëndësishme për të rikthyer besimin e shqiptarëve tek demokracia pas manipulimeve të rënda zgjedhore dhe skandaleve të blerjes së votave në zgjedhjet e shkuara dhe po kaq përcaktuese për përmbushjen e një prej kritereve të rëndësishme nga 15 kushtet për integrimin europian të Shqipërisë.”- u shpreh Basha.

Ky material nuk lejohet të kopjohet, apo riprodhohet pa miratimin e Gazetës “Si”. Ai është pronë intelektuale e gazetasi.al dhe si i tillë mbrohet nga ligji.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë