Prokuroria e Tiranës ka kërkuar në Gjykatë pezullimin nga detyra të efektivit të policisë, i cili rrahu djalin 15-vjeçar të Zaida Çobos në Tiranë, një skenë që u filmua nga kalimtarë të rastit.
Djali 15-vjeçar kishte thyer karantinën dhe po kthehej në shtëpi me biçikletë kur u dhunua nga një prej policëve, i cili rezulton të jetë Glein Ndreu.
Prokuroria pretendon se efektivi i policisë, Glein Ndreu e ka qëlluar me shpullë dhe grusht dhe për të kërkon ndalimin e ushtrimit të çdo detyre publike.
Pikërisht nga ky rast u prodhua një skandal ku në mbledhjen online të Komisionit të Sigurisë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu nxori një video për të treguar shembullin se nga çfarë familje vinte 15-vjeçari.
Aty tregohej nëna e djalit, Zaida Çobo e cila i drejtonte dikujt një pistoletë në kokë, por në fakt ajo po luante aktore në një film. Sot po ajo e ka kallëzuar penalisht në Prokurori kryepolicin Ardi Veliu.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje