Politike

Reforma zgjedhore dhe ajo në drejtësi, Kim takon Metën

Opozita nuk ka dhënë ende përgjigje për çështjen e pazgjidhur për të cilën Basha foli thjesht si numër po pa sqaruar se çfarë konkretisht.

Debati publikisht ka mbetur tek depolitizimi i komisionerëve dhe ambasadorët prej tre ditësh kanë intensifikuar takimet mes vedi, por edhe me politikën shqiptare.

Pjesë e kësaj axhende është edhe takimi i sotëm i Presidentit Ilir Meta dhe Ambasadores së SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim.

Takimi mes ambasadores amerikane dhe Presidentit Meta vjen edhe pas një sërë qëndrimesh publike që kreu i shtetit ka mbajtur jo vetëm për reformën zgjedhore, por edhe për platformën që ai ka shpallur lidhur me reformën në drejtësi, të cilën ai ia kishte prezantuar ambasadores që me datë 8 prill.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë