Rend dhe Ligj

Ndihmonin klandestinët të kalonin kufirin kundrejt pagesave, 4 të arrestuar

Policia e Vlorës ka arrestuar 4 persona, mes tyre një egjiptian, pasi akuzohen për dhënien e ndihmës së shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Në sajë të operacionit policor “Radhima”, janë goditur dy raste në Vlorë.

Policia thotë se gjatë operacionit kanë gjetur të strehuar në banesën e shtetasit P. P., 21 shtetas egjiptianë.

Policia ka vënë në pranga pronarin e banesës, shtetasin P. P., 54 vjeç, si dhe shtetasin egjiptian Y. Y., 31 vjeç, banues në Milano, Itali, pasi nga hetimet e kryera ka rezultuar se në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë përfshirë në veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit të 20 shtetasve me kombësi egjiptiane.

Gjithashtu, Policia ka arrestuar shtetasit R. B., 24 vjeç dhe A. B., 25 vjeç, të dy me banim në Drenicë, Kosovë.

Sipas policisë, arrestimi i tyre është bërë pasi këta shtetas janë kapur në flagrancë në zonën e “Plazhit të Vjetër” Vlorë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke tentuar të ndihmojnë shtetasit marokenë M. E dhe M. J, për t’u futur në mënyrë ilegale në Pikën e Kalimit Kufitar Vlorë, me qëllim kalimin e tyre drejt shtetit italian.

Materialet në ngarkim të secilit i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë