Futboll

Kalendari zyrtar, Liverpuli nis numërimin mbrapsht për titullin

Premier Liga do të rifillojë zyrtarisht më 17 qershor. Tashmë është zbardhur edhe kalendari nga Federata Angleze deri më 2 korrik. Janë përcaktuar tri javët e para, plus ndeshjet e prapambetura. Ndeshja e parë do të jetë ajo mes Aston Vilës dhe Shefilld Junajtid, dy skuadra të ardhura nga një kategori më poshtë, kurse pas pak orësh do të zhvillohet sfida Mançester Siti-Arsenal.

Të premten e 19 qershorit është radha e Totenhemit të Mourinjos kundër Mançester Junajitd, ndërsa Liverpuli kryesues do të luajë më 21 qershor derbin me Evertonin. Kjo është ndeshja e parë post-koronavirus për skuadrën e Jurgen Klop, që nëse Mançester Siti nuk fiton, me një triumf të mundshëm në derbi, “të kuqtë” mund të festojnë fitimin e titullit kampion në Premier Ligë.

Liverpuli feston një gol. Gazeta Si, 5 qershor 2020

Ndeshja direkt mes Liverpulit dhe Mançester Sitit është programuar për më 2 korrik, ndërsa sfida mes skuadrës së Guardiolës dhe Çelsit do të luhet më 25 qershor. Kalendari i javëve të tjera do të zbardhet në vazhdim, por tashmë për Liverpulin ka nisur numërimi mbrapsht për fitimin e titullit. Festa mund të shpërthejë që të dielën e 21 qershorit.

Java e parë dhe të prapambeturat:
Watford-Leicester
Brighton-Arsenal
West Ham-Wolves
Bournemouth-Crystal Palace
Newcastle-Sheffield United
Aston Villa-Chelsea
Everton-Liverpool
Man City-Burnley
Leicester-Brighton
Tottenham-West Ham


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë