Përjashtohet nga policia shefi i Stacionit Policor në Fushë-Arrëz.
Izmir Duraku i dyshuar dhe akuzuar për marrëdhënie seksuale me dhunë është përjashtuar me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
Sipas SHÇBA, (Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat) ngjarja është kallëzuar së fundmi nga një vajzë dhe dyshohet se ka ndodhur në vitin 2015.
Shefi i Postës së Policisë në Fushë-Arrëz, Izmir Duraku, është ndaluar mbrëmjen e kaluar, pasi akuzohet se ka përdhunuar një vajzë brenda komisariatit.
Sipas SHÇBA, bazuar në provat e mbledhura, ka dyshime të forta se në muajin prill 2015, ajo është ngacmuar seksualisht nga një punonjës policie në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kur efektivi ishte me detyrë Specialist i Hetimit të Krimeve në DVP Shkodër.
Shtetasja kishte shkuar për të denoncuar për përdhunimin që i kishin bërë disa persona në 2015, punonjës të shtëpisë së fëmijës ne Shkodër.
Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për hetime të mëtejshme.
Ndërkohë autoritetet shtetërore dhe organizata jofitimprurëse kanë marrë në mbrojtje shtetasen duke e strehuar dhe duke u përkujdesur, në një Qendër Sociale.
Ndër të tjera, SHÇBA i bën thirrje çdokujt që është dhunuar apo ndihet nën presion, të denoncojnë menjëherë pranë Policisë së Shtetit apo Prokurorisë, si dhe pranë SHÇBA nëse evidentojnë shkelje të punonjësve të Policisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje