Presidenti i Republikës, Ilir Meta, foli përmes zëdhënësit ditën që marrëveshja u firmos për reformën zgjedhore.
Të dielën, ai shfrytëzoi një ceremoni të mbajtur në Laç për të dhënë qëndrimin e tij me shumë mesazhe për këtë marrëveshje.
“Mendoj se është hedhur një hap i rëndësishëm përpara, pasi kam parasysh se cilat do ishin pasojat nëse nuk do kishte marrëveshje midis palëve. Ndoshta ka shumë qytetarë që nuk janë shumë të lumtur, pasi kanë pritur ndryshime edhe me thelbësore, por sidoqoftë fakti qe kemi një marrëveshje konsensuale është shume pozitive. Pasi do të kishte pasoja nëse do kishte një reformë të njëanshme zgjedhore”, tha Meta.
Deklaratat e tij u bënë nga Laçi ku ka vlerësuar Famullinë e Shën Mhillit me Dekoratën “Nënë Tereza”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje