Ne rrjet

Maqedonia e Veriut paralizohet nga Covid-19

Në Maqedoninë e Veriut ka ndalime masive të lëvizjes për shkak të shpërthimit të një vale të re të Covid-19. Shifra rekord e së premtes me 177 raste të reja të regjistruara, pasohet nga një tjetër 125 infektime të shtunën, njoftojnë autoritetet vendase të shëndetësisë. Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka reaguar ndërkohë duke vendosur ndalim qarkullimi 80 orësh për qytetet e komunat më të prekura. Që të enjten në mbrëmje u vendos ndalim qarkullimi, i cili përfundon në orën 5 të mëngjesit të hënën. Për pjesën tjetër të vendit vlen ndalimi i qarkullimit natën. Një ndalim i plotë i lëvizjes është vendosur në Shkup, qytetin industrial Stip dhe disa zona të banuara me shumicë shqiptare.

Takim i krerëve të politikës në Shkup

“90% e rasteve të Coronës vijnë nga 15 familje”
Ekspertët e lidhin shpërthimin e valës së re të pandemisë me rastet e reja në një fabrikë ëmbëlsirash, si edhe me takimet familjare përgjatë festës së Bajramit pas përfundimit të muajit të Ramazanit. 90% e rasteve të Covid-19 vijnë nga 15 familje, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Venko Felipce të premten. Infektimet vijnë si pasojë e mosrespektimit të rregullit për mënjanimin e grupimeve me njerëz. Por kjo valë për shkak të shtimit të testimeve do të vendoset shpejt nën kontroll, është shprehur Filipce.
Në Maqedoninë e Veriut deri të dielën kanë qenë të regjistruar 2915 vetë me virusin Sars-CoV-2. Deri më tani kanë humbur jetën 151 vetë. /DW


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë