Marrëveshja për ndryshimet në Kodin Zgjedhor mes mazhorancës dhe opozitës ka shtuar zërat se vendi po shkon drejt zgjedhjeve parlamentare dhe vendore të parakohshme. Por, numri dy i Partisë Socialiste, Taulant Balla e mohoi këtë.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste foli me bindje se zgjedhjet e reja parlamentare do të zhvillohen në prill-maj të vitit të ardhshëm dhe zgjedhjet për pushtetin vendor në 2023. Balla i ka propozuar një datë Ilir Metës dhe ka ironizuar me lajmet e dala nga Partia Demokratike, sipas të cilave opozita po përgatitet për zgjedhje të dyfishta.
“Nuk di sesi të mbajë Xhelal Mziun me gajret dhe synon që të gënjejë përsëri. Kjo është punë e brendshme e PD. Zgjedhjet për organet e pushtetit vendor, sipas Kushtetutës duhet të jenë me ndryshimet e reja në kod në 15 prill – 15 maj 2023. 9 maj 2021 është datë kuptimplotë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, është Dita e Europës dhe dita e fitores kundër fashizmit. Këtë ta shqyrtojë Presidenti”, u shpreh ai.
Kreu i grupit parlamentar socialist fajësoi Presidentin Ilir Meta për mbetjen pa drejtues të bashkive pas zgjedhjeve të qershorit të vitit të kaluar.
Sa u përket zgjedhjeve në Bashkinë e Durrësit, Shkodrës, Vorës dhe Rrogozhinës, është kompetencë e Presidentit, që duhet ta kishte ushtruar këtë”, u shpreh Balla.
Lidhur me marrëveshjen e arritur për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Balla thotë se PD u tërhoq nga të gjitha kërkesat e saj, që i vlerësoi imagjinare dhe pranoi ndershmërinë e zgjedhjeve të 2017-ës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje