Futboll

Eridon Qardaku del negativ në tamponin e dytë

Eridon Qardaku ishte lojtari i parë në Shqipëri që u infektua nga Covid-19, siç e pranoi edhe vetë, pasi rezultoi pozitiv në testin e parë. Në testin e dytë sulmuesi shkodran rezultoi negativ. Lajmin e konfirmon klubi i Bylisit me një njoftim në faqen zyrtare.

“Lojtari ynë, Eridon Qardaku, ka kryer tamponin e dytë dhe ka rezultuar negativ. Rikthimi i tij me grupin sigurisht që shton organikën dhe rrit cilësinë në skuadrën tonë në prag të sfidave të radhë”, – shkruhet në njoftimin e klubit ballshiot për çështjen e sulmuesit shkodran. Por, sipas rregullores, lojtari duhet të qëndrojë edhe dy javë të tjera i izoluar, kështu që do ta kenë gati për ndeshjet e fundit.

Eridon Qardaku, sulmuesi i Bylisit. Gazeta Si, 9 qershor 2020

Bylisi luan të enjten ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë me Skënderbeun, ndërsa në kampionat ndeshet me Vllazninë, një sfidë direkt për qëndrimin në Superiore, saktësisht për të shmangur ndeshjen shtesë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë