Hysen Dedja, trajneri i njohur shkodran, rikthehet në stolin e Vllaznisë. Është ai pasuesi i Mirsad Jonuz, trajnerit që u largua pak ditë më parë. Kryebashkiakja-presidente Voltana Ademi, administratori i klubit, Suad Lici, dhe drejtuesit e tjerë vendosën që drejtimi i skuadrës në këtë moment delikat t’i besohet një “ustai të vjetër”, si Hysen Dedja.
“Seri”, siç e thërrasin të gjithë, kthehet në stolin e Vllaznis pas 14 vjetësh. Për herë të fundit e ka drejtuar Vllazninë në sezonin 2005-2006, por ka qenë edhe dy herë të tjera më parë në këtë pozicion, në sezonin 2002-2003 dhe në periudhën 1996-98, kur fitoi edhe titullin kampion me skuadrën e qytetit të tij. Përveç Vllaznisë, Dedja ka drejtuar edhe Lushnjën në Superiore. Ai njihet si një trajner autoritar, që i mëshon përgatitjes fizike të futbollistëve.

Për Vllaznisë duket zgjedhja më e mirë në këtë moment. Në ndeshjen e fundit me Laçin, skuadrën shkodrane e drejtoi ndihmëstrajneri Safet Osja, i cili pritet të qëndrojë në këtë pozicion edhe me Hysen Dedjen. Trajneri shkodran ka rënë dakord për gjithçka me drejtuesit e Vllaznisë dhe firma është thjesht një formalitet. Detyra e trajenrit të ri është që ta mbajë Vllazninë në Superiore pa probleme.
Tetë javë kontratë, Dedja: Vllaznia ka hyrë në shina
“Të jem i sinqertë, kur kam marrë telefonatën e administratorit Suad Lici, kam pasur një emocion shumë të madh. Të vish në Shkodër, është përgjegjësi e madhe. Sa u futa sot në qytet, gjithçka e lidhja me futbollin, me kujtimet si futbollit, me stadiumin. Falënderoj kryetaren dhe Suadin për besimin. Kontrata ime është këto 8 javë, bashkë me Kupën e Shqipërisë. Duke e ndjekur skuadrën nga larg, mendoj se ka brumë. Nuk i di problemet e largimit të trajnerit Jonuz.
Kur të bisedoj me skuadrën, do t’ia bëj të qartë se objektivat do të jenë madhore, siç i ka pasur klubi në fillim të sezonit. Të rreshtohemi në mesin e tabelës, pse jo dhe në Kupat e Europës. Nuk e quaj periudhë të zezë, sepse Vllaznia ka 38 pikë dhe janë edhe 24 pikë në lojë. Vllaznia mund ta kthejë situatën në favorin e saj. Edhe po nuk morëm pjesë në Europë, mendoj se Vllaznia ka hyrë në shina, pasi prodhon futboll. E kam bërë një analizë që kur mora telefonatën e parë. Kam ndjekur disa kronika dhe i di gabimet që duhet të korrigjohen. Do të ulem që sot me skuadrën, do të bisedoj me lojtarët. Dua të jemi sa më afër me sportdashësit. Kupa e Shqipërisë është një objektiv për të shkuar në Europë. I kam ndjekur të gjitha zhvillimet dhe nuk mendoj se do të ketë probleme”,- u shpreh trajneri Dedja gjatë prezantimit.
Shkodranët mbajnë vendin e 7-të aktualisht, me 38 pikë, po aq sa Partizani, dhe janë të rrezikuar nga ndeshja shtesë në fund të sezonit. Sipas skemës së këktij sezoni, vendi i 8-të i Superiores luan një ndeshje me një kundërshtar nga Kategoria e Parë, që del nga përballja mes dy vendeve të dyta të çdo grupi. Avantazhi është se kjo ndeshje shtesë luhet në fushën e ekipit të vendit të tetë të Superiores. Rreziku u rënies direkt nga Superiorja ka kaluar për Vllazninë, pasi Luftëtari dhe Flamurtari e kanë “firmosur” tashmë kapitullimin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje