Rend dhe Ligj

OFL shënjestron 1 të dënuar në Vlorë dhe 2 në Fier

Operacioni Forca e Ligjit ka shënjestruar këtë të martë 3 të dënuar në Jug.

OFL thotë se u ka dërguar kërkesë me shkrim për deklarimin e pasurisë këtyre shtetasve:

Aleksandër Llanaj, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasje kundër dy ose më shumë personave”.

Vladimir Çilotaj, banues në Fier, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhim dhe fabrikim i lëndëve narkotike dhe psikotrope”.

Shpëtim Çilotaj, banues në Fier, për të cilin Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.

Zëdhënësja e OFL thotë se “këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme”.

Ndër të tjera, OFL thotë se është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë