Policia vijon me përdorimin e dronëve për monitorimin e zonave të thella e pyjore për të evidentuar raste të kultivimit të kanabisit.
Policia thotë se gjatë kontrollit të territorit janë angazhuar 95 punonjës policie dhe tre dronë.
Nga kontrollet me dronë nuk janë evidentuar raste të tentativës për kultivim të kanabisit.
Ndërkohë, shërbimet policore që kontrolluan me këmbë, për disa orë zonën e Këlcyrës, konstatuan një rast të tentativës për kultivim të kanabisit dhe vunë në pranga shtetasin G. E., 59 vjeç, pasi në fshatin Mërtinjë, Këlcyrë, në pronën e tij u gjetën të kultivuar disa fidanë narkotikë.
Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e 59-vjeçarit u gjetën dhe u sekuestruan dhe 330 fishekë luftarakë të kalibrit 7.62 mm.
Policia ndër të tjera thotë se “kontrolli i territorit do të vijojë pa ndërprerë, duke kontrolluar dhe në zonat më të largëta, falë përdorimit të flotës së dronëve dhe helikopterëve”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje