Lorik Cana është në një moment shumë të rëndësishëm të karrierës pas futbollit të luajtur. Ish-kapitenin e Kombëtares do ta shohim shumë shpejt në një post drejtuesi të një klubi europian. Vetë Cana nuk e ka fshehur aspak faktin se aspiron të jetë drejtues klubi më shumë se trajner dhe duket se ka ardhur momenti për ta marrë zyrtarisht këtë detyrë. Lozana, ekipi zviceran i “Challenge League” (liga e dytë, vendi i parë aktualisht), është gati t’i besojë detyrën e drejtorit sportiv.
Lajmi është bërë i ditur nga mediet zvicerane, konkretisht nga “Le Matin”. Lorik Cana, sipas saj, është kandidat kryesor përtë pasur Pablo Iglesiasin e sapo larguar nga detyra e drejtorit sportiv të Lozanës. Miq të afërt të Canës pohojnë për Gazeta “Si” se bisedimet me klubin zviceran kanë nisur kohë më parë, por për detyrën e një drejtuesit të lartë që do të menaxhonte klubin. Tani, me largimin e drejtorit sportiv, është hapur mundësia që ish-kapiteni kuqezi të ketë ndoshta një rol të dyfishtë në klub, por ende nuk ka diçka zyrtare në këtë drejtim.

Lorik Canën e josh ideja që të drejtojë klubin e qytetit ku është rritur dhe që sezonin e ardhshëm me siguri do të jetë në nivelin elitar të futbollit zviceran. Ish-lojtari i Kombëtares është shumë pranë marrjes së një detyre të rëndësishme, duke imituar në një farë mënyre një tjetër ish-kapiten kuqezi, Igli Taren, i cili ka bërë emër së fundi si drejtor sportiv i Lacios.
Pasi u shkëput nga futbolli i luajtur, Lorik Cana ka marrë licencën e trajnerit, por nuk është angazhuar me ndonjë ekip. Ai ka qenë opionionist për ndeshjet e Ligës së Kampionëve në “Vizion Plus” dhe ka kaluar jo pak kohë në Shqipëri, ku është marrë edhe me fondacionin e tij, “Lorik Cana 5”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje