Politike

Tabaku: 650 mln euro për projekte korruptive. Rama: Doni s’doni është sukses

Ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku tha se borxhi prej 650 mln eurosh do të shkojë për një grup njerëzish, që nuk kanë lidhje me interesin publik.

“650 milionë euro të tjera, të marra borxh, njësoj si borxhet e mëparshme të kësaj qeverie, do të shkojnë për projektet korruptive të Edi Ramës, që nuk kanë lidhje me interesin publik, por vetëm të 4-5 njerëzve.

Ekonomia sot është në prag falimenti, bizneset po mbyllen, njerëzit marrin ushqim me lista, por Edi Rama vazhdon të firmosë koncesione korruptive 2,2 miliardë euro.

650 milionë euro të tjera, të marra borxh, janë vetëm maja e ajsbergut. Një borxh ekstra për veset e vjetra të kryeministrit Rama, pa asnjë shqetësim për hallet e shqiptarëve”, shkruan Tabaku në faqen e saj në Facebook.

Kryeministri Rama u është përgjigjur këtyre akuzave të ish-deputetes demokrate. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i Qeverisë thotë se do apo s’do opozita, Eurobondi mbetet një sukses.

“Doni s’doni ju Eurobondi ishte një sukses kuptimplotë, përmbajtja e të cilit është pasqyrë e qartë e zbrazëtisë së propagandës politike-mediatike kundër qeverisë dhe në fakt, kundër vetë Shqipërisë që ju e tregoni përditë si ferrin mbi tokë! Shqipëria dje triumfoi, doni s’doni”, shkruan ai.

Rama fton Tabakun që të përmbahet në gjuhën, që e quan “gjuha e akuzave dhe fyerje që nuk është argument dhe as shembull qytetarie. në një shoqëri që ka nevojë për t’u pastruar në gjak e në mendje nga helmi i fjalëve të rënda, të cilat prej vitesh janë bërë buka dhe djathi i tregut të politikës”, mbyll reagimin e tij Kryeministri.

Nga PD përforcoi deklaratën e Tabakut dhe komentoi me sarkazëm reagimin e Ramës, Sekretari i Përgjithshëm i Demokratëve, Gazment Bardhi.

https://www.facebook.com/gazment.bardhi/posts/10222820418368724

Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë