Një Milan me një influencë të fortë sllave po merr formë për sezonin e ardhshëm, pavarësisht se çfarë vendimi do të marrë Zllatan Ibrahimoviç. Një nga pikat kyçe të kuqezinjve do të jetë Ante Rebiç, me apo pa gjermanin Ralf Rangnik në stol. Sulmuesi kroat ka konfirmuar dëshirën për të qëndruar te Milani edhe për kampioantin tjetër.
Por agjenti i tij, Fali Ramadani, ka folur me klubin edhe për Luka Joviç, sulmuesin e Real Madridit, që mbetet një objektiv i Milanit. Menaxheri i njohur shqiptar, i cili menaxhon shumë futbollistë me emër, po studion formulën e një transferimi të mundshëm të Joviç në Milani, por problem kryesor mbetet paga e lojtarit. Ante Rebiç kaloi në huazim për dy vjet nga Eintraht Frankfurti te Milani. Në projektet e sezonit të ardhshëm, klubi kuqezi ka pikërisht një dyshe me serbin Joviç, ashtu siç kanë luajtur më parë tek ekipi gjerman dhe kanë bërë një paraqitje shumë të mirë në Frankfurt.

Sulmuesi serb, Luka Joviç, nuk e ka bindur Real Madridin, ku kaloi verën e kaluar. Paraqitja në fushë gjatë sezonit, por edhe sjellja joprofesionale e sulmuesit gjatë periudhës së koronavirusit, bëjnë që shanset e largimit të shtohen. Joviç ka një rrogë faraonike te Reali, ndërsa Milani po mendon për një huazim dyvjeçar të futbollistit, me të drejtë blerjeje dhe jo detyrim blerjeje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje