IKMT ka ndërmarrë një aksion prej ditës së djeshme për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe sot janë prishur disa godina në Velipojë. Një gjë e tillë është shoqëruar me përplasje të forta mes pronarëve dhe policisë.
Madje, nga konfrontimet me policinë ka pasur dhe qytetarë të lënduar. Ndërkohë, policia ka lëshuar gaz lotsjellës por jo drejt banorëve por në ajër.
Policia më pas ka arritur që të largojë njerëzit dhe në fund ka prishur objektet. Pronarët pretendojnë se janë në procese ligjore për legalizimin e tyre.
Sot IKMT ka prishur objektet në pronësi të Nikoll Markut, ish-kryetar i komunës dhe aktualisht kreu i PD në Velipojë dhe ai pretendon se prishja është bërë për arsye politike.
Më herët Voltana Ademi ka deklaruar se ky aksion është i paligjshëm dhe do bëjë padi. Ademi ka kërkuar që të kalojë dhe ky sezon veror dhe më pas të prishen ndërtimet që mund të jenë pa leje duke marrë parasysh dhe krizën në turizëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje