Një atentat me armë zjarri ndodhi mbrëmjen e kësaj të enjteje në Tiranë, në zonën e “Komunës së Parisit”.
Viktima është Hekuran Billa, 40 vjeç.
Ai ndodhej në automjet pranë “Kristal Center” kur u qëllua për vdekje me armë silenciator nga persona ende të paidentifikuar.
Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policore.
Hekuran Billa, me origjinë nga Kukësi, është një emër i skanuar nga drejtësia angleze, i cili në vitin 2006 ka vrarë një person të identifikuar si Prel Marku.
Hekuran Billa njihej edhe me emrin tjetër, si Herland Bilali.

Hekuran Billa, 40-vjeçari që u vra mbrëmjen e sotme në Tiranë ishte liruar nga burgu vetëm një vit më parë.
Në vitin 2006 Billa është akuzuar nga drejtësia britanike për vrasjen e një 22-vjeçari shqiptar të quajtur Prel Marku në Angli dhe ishte ekstraduar në Shqipëri ku kishte kryer dënimin dhe një vit më parë kishte lënë qelinë.
Sipas mediave britanike, Billa atëherë 28 vjeç qëlloi në kokë në një klub në Royal Park në 14 tetor 2006 Prel Markun, 22 vjeç. Ai u shpall fajtor për tre akuza.
Dy persona të tjerë u plagosën nga plumbat gjatë të shtënave. Pronari i klubit Musa Rrahmani u plagos edhe kërceu nga një dritare e katit të dytë për të shpëtuar.
Billa iku më pas në Danimarkë, por policia e gjurmoi dhe ai u dënua për një vrasje, dy tentativë për vrasje dhe plagosjen me dashje të Rrahmanit. Ai i kishte mohuar të gjitha akuzat. Dyshohej se i përkiste një bande shqiptare që kishte nën pushtet zonën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje