Rend dhe Ligj

Kërcënoi dhe goditi policët, arrestohet 26-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 26-vjeçar, pasi nuk iu bind urdhrit, goditi, kërcënoi policët si dhe i theu xhamin e makinës uniformave blu.

Bëhet fjalë për Emilton Pjetrin, banues në Tiranë.

Siç njofton policia, arrestimi i tij u bë pasi rreth orës 05:00 të mëngjesit, në rrugën “Mikel Maruli”, rreh punonjësit e Policisë së Qarkullimit Rrugor, së bashku me shërbimet e Komisariatit Nr. 6, në momentin e ndalimit të mjetit pas ndjekjes nga ana e tyre, pasi e kishin konstatuar në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

26-vjeçari i ka kanosur dhe goditur për shkak të detyrës punonjësit e Policisë. Gjatë shoqërimit për në Komisariatin Nr. 6, ky shtetas ka shfaqur sjellje agresive dhe të dhunshme dhe ka goditur muret e Komisariatit.

Në cilësinë e provës materiale sekuestrua mjeti me të cilin ky shtetas po qarkullonte.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë