Politike

Basha me maturantët: Për cilat kategori heqim tarifat, ligji për Arsimin e Lartë do anulohet

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, zhvilloi një takim me një grup maturantësh në Berat. Pas bisedës me ta, Basha tha se, “shumë prej gjimnazistëve janë të paqartë për të ardhmen e tyre”.

Kjo situate, sipas tij, duhet të marrë fund.

 “Me mua dhe PD asnjë nxënës nuk do të privohet nga e drejta për arsim për shkak të pamundësisë ekonomike”, tha ai.

Për të vërtetuar këtë qëndrim, Basha premtoi se kur PD-ja të jetë në pushtet, familjet e studentëve me të ardhura më pak se 64 mijë lekë të reja në muaj do të përfitojnë subvencion 100% të tarifës studentore.

“Familjet me të ardhura mbi 640 mijë lekë të vjetra në muaj do të paguajnë gjysmën e tarifës.

Për studentët në pamundësi, buxheti i shtetit do të mundësojë bursa dhe mbështetje financiare.

Ne do ta dyfishojmë buxhetin dhe do të anulojmë Ligjin e Arsimit të Lartë, do të ofrojmë stazhe për 10 mijë studentë çdo vit”, premtoi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë