Politike

Dy lëvizjet e opozitës parlamentare; Shkarkojnë Hajdarin dhe zyrtarizojnë ndryshimet në Kushtetutë

Pas mbledhjes së komisionit për Reformën Zgjedhore, Myslim Murrizi, bëri dy lëvizje në emër të 29 deputetëve firmëtarë që ka mbledhur, për t’i treguar “forcën” e numrave kryeministrit Edi Rama.

E para; Ai ka depozituar zyrtarisht kërkesën e 29 deputetëve për ndërhyrjen në  Kushtetutë, ku në thelb kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor, listat e hapura dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.

Së dyti; Murrizi kërkon të zëvendësojë Rudina Hajdarin si bashkëkryetare në komisionin për reformën zgjedhore me argumentin se ajo nuk bëri asgjë për kërkesat që opozita parlamentare kishte për zgjedhjet.

“Nuk është shkarkim. E kemi protokolluar një kërkesë për zëvendësimin e bashkëkryetares. Me vullnet të 8 deputetëve të grupit parlamentar dhe me mbështetje të dy grupeve të tjera parlamentare opozitare.  Në vend të zonjës Hajdari të jetë Myslym Murrizi. Besoj se të enjten do të bëhet dhe votimi. Nisur nga ngjarjet e fundit të Këshillit Politik nga firmosja me ose padashje të një marrëveshje që ne të tjerët e opozitës nuk e njohim, besoj që është më e moralshme të mos drejtohet ky Komision nga dy bashkëkryetarë të të njëjtit mendim”, tha Murrizi për mediat.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë