Politike

Pastrimi i plehrave në Tiranë, PD: Pse SPAK duhet të thërrasë Veliajn

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, tha të shtunën se SPAK duhet të hetojë Erion Veliajn lidhur me debatin e hapur në vendin fqinj për aksionerët e kompanisë “Eco Tirana”.

“Prej shtatë ditësh kemi denoncuar aferën e radhës së Bashkisë Tiranë. Bashkia Tiranë duket se është implikuar në pastrimin e parave të pista të mafies italiane. Kjo na vjen nga indiciet e një hetimi që ka nisur prokuroria italiane, e cila ka akuzuar për pastrim parash të pista pikërisht ortakun e Erion Veliajt, Flavoi Tosi me të cilin ai bëri një marrëveshje bashkëpunimi në emër të Bashkisë Tiranë, duke ndërtuar kompaninë e përbashkët midis Bashkisë Tiranë-Bashkisë Veronës dhe kompanisë AGS M Holding për pastrimin e plehrave në Tiranë e quajtur “Eco Tirana”.

Një nga aksionerët e kësaj kompanie “Eco Tirana” sot është në hetim, ashtu siç edhe Flavio Tosi, ish kryebashkiaku i Veronës sot është nën hetim për pastrim parash”, citoi ajo.

Foro; Erion Veliaj dhe Flavio Tosi

E vetmja gjë që, që sipas saj, nuk ka ndodhur është thirrja nga SPAK e Erion Veliajt dhe Edi Ramës për çështjën në fjalë.

“Eco Tirana’  është një kompani e cila ka hyrë në vitin 2016 në sajë të marrëveshjes që nënshkroi Erion Veliaj bashkë me Flavio Tosin këtu në Bashkinë e Tiranës.

Kjo marrëveshje hyri në fuqi dhe ECO Tirana ka marrë sot rreth 4 milionë Euro nga Bashkia e Tiranës me premtimin se do të bënte ndarjen në burim të mbeturinave, se do të bënte diferencimin e tyre, se do të bënte Tiranën si Veronën, qytetin më të pastër sipas Veliaj.

Sot ne nuk kemi një diferencim të mbetjeve, sot ne nuk kemi një ndarje në burim sepse të gjithë i shohim koshat e plehrave në Tiranë.

Sot ne nuk kemi një Tiranë më të pastër, sot kemi një ECO Tirana tepër të fuqishme e cila merr për 1 ton mbetje urbane, 35 Euro dhe më shumë për mbetje të tjera, merr për çdo kamion nga 90 mijë lek deri në 125 mijë lek, askush nuk mund të çojë dheun e vetë, nga një objekt në një objekt tjetër pa ia shitur më parë ECO Tiranës dhe pa u detyruar ta blejë po te ECO Tirana dheun e tij”, tha Zhupa, duke nënvizuar se ECO Tirana është kthyer në një monopol të fuqishëm të mbetjeve në qytetin e Tiranës.

“SPAK-u ka detyrimin që t’u tregojë shqiptarëve se hetimet e prokurorisë italiane vlejnë edhe për Shqipërinë, cila është lidhja me Shqipërinë.

Kemi një rast tjetër ku hetoheshin paratë e drogës. Nisi prokuroria italiane hetimin që më pas do të vazhdonte prokuroria shqiptare për Sajmir Tahirin dhe për Edi Ramën…”, shtoi ajo


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë