Politike

Shtimi i rasteve me Covid-19, opozita: SPAK të hetojë Edi Ramën

Shtimi i rasteve me COVID-19 në ditët e fundit për opozitën tregon dështimin kriminal të Qeverisë në menaxhimin e situatës dhe për këtë kërkon që Kryeministri Edi Rama të hetohet nga SPAK.

“Sot 57 raste me COVID-19. Edi Rama duhet të japë menjëherë dorëheqjen për menaxhimin kriminal dhe antinjerëzor të pandemisë. Edi Rama veproi kundër shkencës me vullnet të plotë dhe në funksion të propagandës së tij politike personale. Çdo person i infektuar është një akuzë për Edi Ramën për dëmtim të shëndetit me paramendim. SPAK të fillojë hetimin urgjentisht për Edi Ramën dhe veprimet e tij të paramenduara, që sollën dëmtimin e shëndetit të njerëzve”, shkruan në rrjetet sociale Petrit Vasili.

Ish-deputeti i LSI-së rendit edhe arsyet se pse duhet hetuar Rama nga SPAK.

“Se Edi Rama nuk bëri testime, nuk bleu respiratorë, nuk ndaloi aktivitetet ekonomike me risk të lartë, nuk detyroi përdorimin e maskave, por i quajti të panevojshme, nuk aktivizoi mijëra mjekë familjeje, vendosi një komitet ekspertësh jokompetentë dhe me drejtim politik dhe përbuzi çdo sugjerim e këshillë profesionale publike”, shkruan ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë