Në një postim në profilin e tij në Facebook, deputeti Adnor Shameti shprehet se ndryshimi i sistemit nuk duhet të jetë tabu për Partinë Socialiste, që është shumicë në parlament. Ai është zëri i parë nga mazhoranca që e pohon hapur diçka të tillë.
“E kotë ta mohojmë që hapja e listave gëzon suport qytetar! Pavarësisht se edhe unë kam bindjen që nuk janë ndonjë recetë çudibërese, listat e hapura s’duhet të jenë tabu për mazhorancën. Ata jashtë Parlamentit e morën çfarë deshën. Madje shumë më shumë se sa u takonte edhe po të ishin sjellë demokratikisht këto 3 vjet. Këtu s’është puna çfarë do marrin këta brenda Parlamentit, po çfarë do marrë populli nga ky proces! Ne nuk duhet të shqetësohemi sa do mërziten ata që janë jashtë apo sa do tronditen ata që nuk hyjnë dot më brenda po u shkëputën nga kërthiza e partive të mëdha”, shkruan deputeti Shameti.
Sipas tij, “është shumë e shëndetshme që të ketë hapje listash dhe natyrisht si rrjedhojë të mos ketë më koalicione parazgjedhore”. “Boll besoj u bënë 30 vjet me kryetarë partish pa parti që futen nëpër barqet e partive mëmë, me koalicione të mbyllura për të mbyllur pastaj ca ministri dhe drejtori! Sikur s’ka më lezet do thoshte gjyshi im”, shkruan Shameti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje